Këngëtarja britanike Ellie Goulding ka mirëpritur në jetë fëmijën e saj të dytë, një vajzë, e cila është fëmija i parë që ka me partnerin e saj aktual Beau Minniear.
Artistja 39-vjeçare, e cila tashmë është nënë e një djali katërvjeçar, Arthur, nga martesa e saj me ish-bashkëshortin Caspar Jopling, ndau lajmin e bukur me ndjekësit në Instagram përmes një fotografie të ëmbël.
Të premten solla në jetë një vajzë të bukur dhe të shëndetshme. Jemi tërësisht të dashuruar me të
-shkroi ajo në përshkrimin e postimit.
Ellie Goulding tregoi gjithashtu se ishte simbolike që lindja ndodhi pranë International Women’s Day, ndërsa falënderoi ekipin e mjekeve dhe mamive në St Mary’s Hospital London për kujdesin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme.
Këngëtarja publikoi edhe një foto të një torte festive me mbishkrimin “Welcome big sister”, duke treguar se djali i saj Arthur është shumë i lumtur që është bërë vëlla i madh.
Marrëdhënia e saj me Beau Minniear u bë publike në shtator të vitit 2025 dhe që atëherë çifti është parë shpesh së bashku në udhëtime dhe evente të ndryshme.
Ndërkohë, Ellie Goulding pritet të rikthehet shpejt në skenë, pasi është konfirmuar si një nga artistet kryesore në festivalin BBC Radio 1’s Big Weekend në Sunderland në muajin maj.
Përveç kësaj, këngëtarja po përgatit edhe publikimin e albumit të saj të gjashtë, i cili pritet të dalë më vonë gjatë këtij viti.