Celebrities Gossip Showbiz

Pas më shumë se një viti ylli hollivudian Jack Nicholson “bëhet i gjallë”!

Para pak ditësh Jack Nicholson u pa për herë të parë pas 18 muajsh, duke qëndruar në ballkonin e kompleksit të tij Mullholland Drive në Beverly Hills. Pas raportimeve të shumta të miqve të yllit të Hollivudit dhe shqetësimeve të tyre se ai do të vdiste vetëm, njësoj si legjenda e ekranit, Marlon Brando, ai u shfaq me një pamje të çrregullt.

Ndërkaq, vetëm së fundmi aktori ka dalë nga banesa e tij për të parë nga afër ekipin e tij të zemrës, Los Angeles Lakers. Kjo është hera e parë pas 18 muajsh që 85-vjeçari sheh nga afër një ndeshje basketbolli dhe u fotografua duke u përqafuar me yllin e ekipit, LeBron James, i cili i uroi mirëseardhjen.

Jack Nicholson ka qenë gjithmonë në radhën e parë për të parë Los Angeles Lakers që në vitin 1970. Ai rregullonte agjendën e tij që gjithmonë të ishte i lirë në orarin kur luante ekipi kalifornian ndeshjet e NBA. Por, që pas pandemisë së COVID-19, ai e rralloi shumë prezencën e tij në pallatin e sportit.

Rikujtojmë, se dalja e fundit e yllit hollivudian, tri herë fitues i Oscarit, daton në tetor 2021 kur ai shoqëroi djalin e tij 30-vjeçar Ray, në një lojë basketbolli. Nicholson është padyshim beqari më i famshëm i La La Land. Romanca e tij më e famshme me Angelica Houston përfundoi gati 25 vjet më parë. Sa i përket filmit të fundit të Nicholson-it duhet të ktheheni më shumë se dhjetë vjet mbrapa.