Celebrities Gossip Showbiz

Pas ndarjes, ish-bashkëshortja e Achraf Hakimit i kërkon futbollistit 10 milionë euro!

Ylli i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi është ndarë së fundmi nga bashkëshortja pas akuzave ndaj tij për përdhunim. Çifti u nda, megjithatë aktorja spanjolle dhe nëna e dy fëmijëve nuk do të marrë asgjë nga pasuria e futbollistit falë një arsyeje shumë të veçantë. Futbollisti 24-vjeçar nuk ka asgjë në emrin e vet, pasi pasuria është në emër të nënës së tij, Fatimes.

Hakimi i lindur në Madrid, i cili luan për Marokun, në dhjetor u bë një hero kombëtar kur penalltia e tij fituese kundër Spanjës e çoi Marokun në çerekfinalen e Kupës së Botës për herë të parë. Ai u takua me Hiba Abouk teksa luante për Borussia Dortmund dhe u martuan në një ceremoni sekrete në vitin 2020. Djali i tyre i parë lindi atë vit dhe një tjetër dy vjet më vonë.

Ndërkaq, së fundmi ekipi ligjor i Hiba kërkon 10 milionë euro, ndërsa ai i ofron vetëm dy milionë. La Vanguardia ka raportuar se aktorja ka vendosur të ngrejë një padi kundër ish-bashkëshortit të saj për mashtrim dhe keqadministrim të aseteve të tyre. Aktorja ka dhënë një intervistë për revistën Elle ku ka folur për divorcin dhe gjithë polemikat rreth tij.

Ka ditë kur unë jam mirë dhe të tjera kur duhet të dish të përballesh me goditjet dhe të marrësh vendime që ndonjëherë janë të komplikuara. Kjo mund t’ju largojë pak nga ekuilibri. Kur ndaheni, ju ristrukturoni jetën tuaj, megjithëse nuk është as ndonjë gjë e madhe dhe duhet të hiqni presionin. U largova nga shtëpia me një dorë përpara dhe një dorë prapa pa mbështetjen e familjes. Por më duhej ta bëja, sepse mjedisi im nuk do të më lejonte të rritesha apo të isha e lirë. Ka qenë jeta ime ose e tyre dhe vendosa të luftoj për veten time, nuk kam asnjë lidhje me gjërat materiale.