Celebrities Gossip Showbiz

Pas një pauze, Rina Balaj së shpejti me një projekt të ri muzikor!

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

Pas disa kohësh nga projekti i saj i fundit muzikor, tashmë Rina shumë shpejt do të publikojë këngën e re. Këtë na e ka treguar vetë me disa postime në Instagram, ku duket se është duke xhiruar klipin e këngës.

Së fundmi Rina ka marrë pjesë në një nga koncertet e ish-të dashurit të saj, Sin Boy dhe ka postuar video në rrjete sociale, ku shihet duke kënduar pjesën e saj në bashkëpunimet e tyre nga ana tjetër e skenës teksa ai performonte.