Celebrities Gossip Showbiz

Pas problemeve të vazhdueshme me të dashurin, Hayden Panettiere i rikthehet aktrimit!

Aktorja e njohur Hayden Panettiere i është rikthyer aktrimit duke ripërsëritur rolin e saj si Kirby Reed në filmin e ardhshëm “Scream 6”. Filmi i gjashtë i ekskluzivitetit të famshëm horror do të shënojë rolin e parë të aktores në ekran që kur ajo përfundoi një seri prej gjashtë sezonesh në serialin muzikor “Nashville” në 2018.

Filmi i pestë “Scream” u publikua në janar 2022 dhe filmi tjetër do të fillojë xhirimet më vonë këtë verë dhe pritet të publikohet më 31 mars 2023. Melissa Barrera, Jasmin Savoy Brown, Mason Gooding dhe Jenna Ortega do të marrin pjesë gjithashtu në serinë e gjashtë. Rikujtojmë, se Panettiere ka qëndruar kryesisht jashtë vëmendjes në vitet e fundit mes problemeve të saj të vazhdueshme me të dashurin Brian Hickerson, me të cilin ajo filloi të takohej në vitin 2018.

Dyshja së fundmi u grindën pasi kishin pirë në hotelin Sunset Marquis në West Hollywood, Kaliforni. Por, një burim tregoi për ‘Us Weekly’ se Hayden po i qëndron pranë të dashurit të saj.

Ajo betohet se Brian ka ndryshuar për mirë që kur ishte në burg.

Çifti pati një grindje gjithashtu në Los Anxhelos në maj 2019 që çoi në arrestimin e Hickerson me akuza për dhunë në familje. Ai u urdhërua të qëndronte 100 metra larg saj në atë kohë. Sidoqoftë, çështja u pushua në tetor të atij viti dhe Hickerson u arrestua përsëri dhe u akuzua për dhunë në 2020.