Celebrities Music Showbiz

Pas vdekjes së Taylor Hawkins, ‘Foo Fighters’ anulojnë turneun botëror!

Grupi i njohur muzikor ‘Foo Fighters’ kanë deklaruar së fundmi se do të anulojnë turneun e tyre botëror pas vdekjes së bateristit, Taylor Hawkins.

Me pikëllim të madh ju njoftojmë që ‘Foo Fighters’ konfirmon anulimin e të gjitha datave të turneut të ardhshëm pas ndarjes nga jeta të vëllait tonë, Taylor Hawkins. Na vjen keq dhe ndajmë zhgënjimin që nuk do ta shohim njëri-tjetrin siç ishte planifikuar. Në vend të kësaj, le ta kalojmë këtë kohë për t’u shëruar, për t’i patur pranë njerëzit tanë të dashur dhe për të vlerësuar të gjithë muzikën dhe kujtimet që kemi bërë së bashku. Me dashuri, ‘Foo Fighters’.

Rikujtojmë se Hawkins, u gjet pa ndjenja në dhomën e tij të hotelit përpara se grupi të planifikonte të luante një shfaqje në Bogota, Kolumbi, të premten. Policia beson se vdekja e Taylor mund të jetë e lidhur me drogën dhe se ai thuhet se është ankuar te stafi i hotelit për dhimbje gjoksi. Ata njoftuan se nuk do të performojnë në Festivalin Estéreo Picnic në kryeqytet pas tragjedisë. Pas themeluesit dhe drejtuesit të “Foo Fighters”, Dave Grohl, Taylor ishte anëtari më i shquar i grupit.

Ai luajti gjithashtu në filmin komedi-horror të publikuar së fundmi nga “Foo Fighters, “Studio 666”. Muzikanti pati një ndikim të madh në industrinë e muzikës dhe do t’i mungojë shumë fansave dhe kolegëve të tij artistë. Gjatë karrierës së tij, ai publikoi 9 albume me “Foo Fighters”, tre me “Taylor Hawkins and the Coattail Riders” dhe një me një projekt tjetër, “The Birds of Satan”.

Në një deklaratë në faqen zyrtare në Twitter të grupit “Foo Fighters” pas vdekjes së Taylor thuhej se:

Familja ‘Foo Fighters’ është e shkatërruar nga humbja tragjike dhe e parakohshme e të dashurit tonë Taylor Hawkins. Shpirti i tij muzikor dhe e qeshura infektive do të jetojnë me të gjithë ne përgjithmonë. Zemrat tona janë me gruan, fëmijët dhe familjen e tij dhe kërkojmë që privatësia e tyre të trajtohet me respektin maksimal në këtë kohë të paimagjinueshme të vështirë.