Pas muajsh spekulimesh dhe heshtjeje, Harry Styles ka konfirmuar zyrtarisht rikthimin e tij në skenë, duke njoftuar nisjen e turneut për vitin 2026.
Këngëtari i hitit “Golden” do të rikthehet me një rezidencë globale të titulluar Together, Together, e cila do të shoqërojë publikimin e albumit të tij të ardhshëm Kiss All the Time. Disco, Occasionally.
Sipas njoftimit, Styles do të realizojë gjithsej 50 koncerte në shtatë qytete kryesore të botës: Amsterdam, Londër, São Paulo, Mexico City, New York, Melbourne dhe Sidney.
Turneu do të zgjasë nga muaji maj deri në dhjetor, duke shënuar një nga projektet më ambicioze të karrierës së tij.
Një nga detajet që ka tërhequr më shumë vëmendje është ndalesa e vetme në Shtetet e Bashkuara.
Në New York, Styles do të mbajë plot 30 koncerte në Madison Square Garden, duke e kthyer qytetin në qendrën kryesore të turneut të tij amerikan.
Në disa data të përzgjedhura, publiku do të ketë mundësinë të shijojë edhe performanca nga emra të njohur të muzikës ndërkombëtare.
Mes të ftuarve specialë janë Robyn, Shania Twain, Jorja Smith, Jamie xx, Fousheé, Skye Newman, si edhe grupet Fcukers.
Turneu do të ketë edhe një dimension bamirës, pasi këngëtari i “Late Night Talking” ka bashkëpunuar me organizata si Choose Love, LIVE Trust dhe HeadCount, duke i dhënë projektit një mision përtej muzikës.
Menjëherë pas njoftimit në Instagram, Styles surprizoi fansat duke shpërndarë një video të korrespondentit politik të NBC News, Steve Kornacki, i cili e shpalli lajmin e turneut drejtpërdrejt në televizion, një detaj i pazakontë që vetëm sa shtoi misterin dhe entuziazmin rreth rikthimit të tij.