Celebrities Gossip Showbiz

Pasi akuzoi Beyonce se i vodhi këngën, këngëtarja reagon sërish: “Më ka kopjuar dhe më parë…”

Kelis, këngëtarja e njohur me emrin e plotë, Kelis Rogers-Mora ka akuzuar së fundmi divën e muzikës pop, Beyonce se ka vjedhur muzikën e saj për ta vendosur në albumin e sapo lansuar nga “Renaissance”. Fillimisht, artistja u shpreh kështu:

Jam e befasuar sepse niveli i mungesës së respektit dhe injorancës së plotë të të tre palëve të përfshira është befasues. E kam dëgjuar këngën në të njëjtën mënyrë si të gjithë të tjerët. Asgjë nuk është kurrë siç duket, disa nga njerëzit në këtë biznes nuk kanë shpirt apo integritet dhe i kanë mashtruar të gjithë.

Pas këtyre akuzave, rrjeti ‘u çmend’ ku shumë e kritikuan dhe patën komente negative për Kelis për shkak të fjalëve të saj. Me anë të një video të postuar para disa orësh, artistja shpjegoi gjithçka duke treguar se është puna e saj dhe nuk po shpik asgjë duke ngritur kështu akuza të rënda ndaj Beyonce dhe bashkëpunëtorëve të saj.

Unë jam një artiste, kështu që jam e ndjeshme në lidhje me punët e mia. Realiteti është se problemi im nuk është vetëm me Beyoncé-n, sepse në fund të ditës, ajo kapi një rekord. Ajo më ka kopjuar më parë, si shumë artistë të tjerë, është në rregull, nuk më intereson kjo. Çështja është se jo vetëm ne jemi artiste, por artiste me ngjyrë në industri nuk ka shumë. Ne jemi takuar, e njohim njëra-tjetrën, kemi miq të përbashkët. Nuk është e vështirë. Ajo mund të më kontaktojë, apo jo? Është thjesht mirësjellje e zakonshme. Unë e di se çfarë është e imja dhe çfarë jo. Unë gjithashtu i di gënjeshtrat që janë thënë, i di gjërat që u vodhën. Publikimet u vodhën, njerëzit u mashtruan. Kjo ndodh gjatë gjithë kohës. Kjo është një goditje e drejtpërdrejtë për mua. Ka njerëz që janë verbuar, është budallallëk. Ajo tregoi mungesë respekti, sepse minimumi mund të më kishte kontaktuar. Për të gjithë fansat e Beyonce-s, unë nuk jam xheloze, për çfarë të jem? Sepse dikush përdori këngën time? Kjo është gjëja më idiote që kam dëgjuar.

@inyimmedia

#Kelis speaks facts on Beyonce’s team not alerting or crediting for the Renaissance sample of “Get Along With You.” Sadly this isnt the 1st accusation. #pharrellwilliams #TheNeptunes #breakmysoul #facts #creditwherecreditisdue

♬ original sound – ItsNotYouItsMe Media

“Milkshake” është zyrtarisht një këngë e Kelis, por gjithsesi artistja nuk ka kreditet si producente, kompozitore apo tekstshkruese, teksa si producentë të këngës janë përmendur, Chad Hugo, Pharrell Williams, Rob Walker dhe Neptunes.

Ende nuk ka një reagim nga Beyonce lidhur me këto akuza të Kelis.