Celebrities Gossip Showbiz

Pasi u shtrua në spital, Meghan Markle tenton të kontaktojë me të atin!

Dukesha e Sussex-it Meghan Markle do të rikuperojë më në fund përçarjen e hidhur katërvjeçare me babain e saj të sëmurë, Thomas Markle. Meghan, mësohet se ka tentuar të kontaktojë me babain e saj pasi u zbulua se ai ishte duke u shëruar nga një goditje në tru. I ati i Dukeshës u shpreh se:

Ndihem jashtëzakonisht mirënjohës dhe e di sa me fat jam që jam gjallë. Dua të falënderoj të gjithë, veçanërisht mjekët dhe infermierët e mrekullueshëm që më shpëtuan jetën. Jam prekur thellësisht nga mesazhet e dashura që kam marrë nga e gjithë bota. Nuk mund të flas për momentin, por po punoj shumë dhe do t’i falënderoj njerëzit siç duhet kur të mundem.

Goditja e rëndë u shkaktua nga një mpiksje gjaku në anën e djathtë të trurit. Ai besohet të jetë në spital në San Diego, në një distancë tri orë me makinë nga rezidenca e Meghan dhe Harry në Kaliforni. Sikur gjendja e tij të përkeqësohej, prania e Meghan në festimet e Jubileut të Mbretëreshës, mund të kishte qenë në pikëpyetje, ose mund t’i duhej të shkurtonte udhëtimin e saj në Mbretërinë e Bashkuar për të qenë në krah të tij.

Ajo, bashkëshorti Princi Harry dhe fëmijët e tyre mbërrijnë në Britani të Madhe këtë javë. Një burim i brendshëm tha:

Pavarësisht largimit të tyre, Meghan është e shqetësuar. Ajo dëshiron të dijë nëse ka ndonjë mënyrë për të kontaktuar me babanë e saj privatisht, pa e ditur familja për këtë ose pa u dashur të përfshihet.

Përçarja e Meghan me babain e saj u thellua kur detajet e një letre që Meghan i dërgoi atij përfunduan në shtyp, duke çuar në një betejë gjyqësore për të drejtat e autorit dhe privatësinë. Thomas nuk e ka takuar kurrë Harry-n apo nipërit e tij Archie, tre vjeç dhe Lilibet, e cila feston ditëlindjen e parë të shtunën e ardhshme.