Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e Jeremy Renner pas aksidentit që aktori 52-vjeçar pësoi më 1 janar në shtëpinë e tij në Reno. Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por nuk bëhen të ditur më shumë detaje. Radar Online ka folur me miqtë e tij më të ngushtë, të cilët kanë hedhur pak dritë mbi situatën e tij.
https://www.instagram.com/p/Cm-KZ1YPJe7/?utm_source=ig_embed&ig_rid=88981306-ca35-43e9-ba53-6a1c4a958f46
Miqtë e rrethit të ngushtë të aktorit thonë se:
Lëndimet që ai ka janë shumë më të këqija nga sa i imagjinon kushdo. Jeremy është shumë i vetëdijshëm se ai mund të kishte vdekur. Ai kishte shumë dhimbje, kishte probleme me frymëmarrjen dhe pothuajse u gjakos për vdekje ndërsa priste që të arrinte ndihmën e specializuar nga mjekët.

Shëndeti i Renner ka shqetësuar fansat e tij që prej 1 janarit. Aktori është goditur nga një borëpastruese 6500 kilogramë, ndaj duket qartë serioziteti i asaj që ka ndodhur. Radar Online ka konsultuar burime të ndryshme, të cilat thonë se ai është në terapi intensive, por gjendja është e qëndrueshme sigurisht.

Përveç kësaj, ata kanë dhënë disa detaje për ndërhyrjet mjekësore që ai është detyruar të bëjë.
Dëmtimi i gjoksit të tij ishte aq i rëndësishëm sa duhej rindërtuar me operacion.
Në fakt, i njëjti burim tregon se atij mund t’i duhen dy vite për të qenë në formë optimale. Renner tashmë i është nënshtruar dy operacioneve, por rrugëtimi i tij nëpër sallat e operacionit me siguri nuk ka përfunduar.
Ka të ngjarë që ai të kërkojë një operacion edhe në këmbën e tij.