Porositë për Porsche Cayman 718 GT4 RS 2023 do të fillojnë së shpejti te klientët australianë. Këto porosi lokale të Cayman-it më të shpejtë dhe më ekskluziv që është krijuar ndonjëherë nga Porsche pritet që të fillojnë në nëntorin e këtij viti vetëm një vit pasi makina u prezantua te publiku botëror.

Cayman 718 GT4 RS përmban një motor 4.0-litërsh me 6 cilindra të montuar në mes, që dërgon 368 kW dhe 450 njuton metër në rrotat e pasme ekskluzivisht përmes një transmetimi automatik me shtatë shpejtësi me friksion të dyfishtë. Është e mjaftueshme që t’i japë Cayman-it të ri një shpejtësi prej 0 deri në 100kMh në 3.4 sekonda dhe shpejtësi maksimale prej 315kMh.
Klientëve australianë do t’u duhet që të paguajnë 192,626 euro për ta pasur privilegjin e të pasurit në pronësi makinën GT4 RS. Porsche nuk ka zbuluar se sa njësi të këtij modeli do t’i dërgojë në tregun australian në prodhimin e planifikuar tre vjeçar të kësaj makina, por kreu i Porsche GT, Adnreas Preuninger tha se GT4 RS nuk është një makinë e kufizuar. Preuninger më herët gjatë këtij viti tha se:
Të gjithë ata që e duan një makinë të tillë duhet ta blejnë një.

Rikujtojmë, se tani Global Motorsports Group është i disponueshëm për ata që duan një Porsche 911 GT3 pak më të mirë për aventurat e tyre në pistë. Kur u prezantua Porsche 911 GT3, dukej pothuajse e pamundur të bëhej një version më i mirë i së njëjtës makinë, por fenomeni GT3 RS u shfaq me zgjidhjet e tij të jashtëzakonshme aerodinamike, strategjinë e reduktimit të peshës dhe risitë e pezullimit. Shumë vetave iu duk pak frikësuese dhe menduan se vetëm shoferët më të mirë profesionistë mund të nxirrnin më të mirën prej saj.