Celebrities Gossip Showbiz

Për herë të parë, Krist Aliaj tregon detaje për Zazën!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Ditën e sotme Krist Aliaj ishte i ftuar në rubrikën “Dielli apo Hëna” tek “E Diell” dhe ka zbuluar shumë të reja rreth jetës së tij pas “BBV2”, marrëdhëniet me ish-banorët etj. Gjatë rubrikës Kristi është pyetur edhe për ish të dashurën e tij, Zazën se si ka qenë e vërteta dhe nëse ka kontaktuar me të pas daljes nga “BBV2”.

Jo është mbyllur ka mbaruar nuk kemi kontaktuar fare, asgjë nuk ka mister asgje e kisha të dashur ishte e komplikuar situata ka mbaruar, nuk ka fare fare asgjë

Gjatë fillimit të rubrikës moderatori Ed Manushi u dha fund thashethemeve duke pohuar se është e vërtetë që këtë sezon Kristi do të jetë pjesë e jurisë së “She’s on top”.