Celebrities Gossip Showbiz

Për herë të parë pas daljes nga “Big Brother Vip”, reagon Beatrix Ramosaj!

Ajo është një nga banoret më të komentuara të “Big Brother Vip”. Bëhet fjalë për Beatrix Ramosaj, e cila që në ditët e para të hyrjes së saj në “Big Brother Vip” ‘rrëmbeu’ vëmendjen e fansave. Një banore shumë e diskutuar, për bukurinë e saj, për rrugëtimin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, dhe për raportet që krijoi në ditët e qëndrimit të saj, Beatrix Ramosaj reagon për herë të parë pas daljes nga “BBV”.

Ajo doli vetëm pak ditë më parë, dhe i shmangu intervistat, daljet publike apo edhe postimet në rrjete sociale, dhe duket se shkak ka qenë gjendja e saj e rënduar psikologjike. E gjitha erdhi si pasojë e marrëdhënies që ajo krijoi me Donald Veshaj, e cila i ndau fansat në dy grupe. Kishte nga ata që e pëlqyen shumë çiftin dhe nuk humbën rastin ta mbështesin në çdo hap të rrugëtimit të tyre, teksa kishte dhe nga ata skeptikët, që nuk i kursyen komentet negative për Trixën.

Epo pas disa ditësh larg vëmendjes mediatike, duke qëndruar pranë familjes dhe miqve, më në fund Beatrix Ramosaj vjen me reagimin e shumëpritur, të parin pas daljes së saj nga “Big Brother Vip”. Me anë të një postimi në Instagram, Trixa ka postuar dy foto ku shfaqet në njërën vetëm e në tjetrën bashkë me Donaldin, dhe ka shkruar si më poshtë.

Dua ta nis këtë shkrim me një falenderim për të gjithë ju që më falni ngrohtësi dhe jeni interesuar mbi gjendjen time.

Nuk do gënjej, jo çdo gjë është fushë me lule, tranzicioni në jetën reale sigurisht ka vështirësi, por kam fatin të jem pjesëtare e një familje që më gjendet pranë për çdo moment dobësie përgjatë përshtatjes. Ju kërkoj ndjesë për lënien pas dore të rrjeteve sociale, shfaqjeve televizive dhe mos përgjigjen e mesazheve por realisht kam nevojë edhe për pak fare kohë që të rigjej gravitetin tim.

Mund t’ju tregoj që përgjatë këtyre ditëve terapia ime ka qenë pasioni dhe arsyeja përse unë jetoj, muzika. Po hedh çdo mendim dhe ndjenjë në letër dhe nota. E di që Monika dhe Arjola do të jenë shumë të lumtura kur ta marrin vesh haha.

Donaldin po e ndjek nga jashtë. E kam suportuar, do jem tifozja e tij e parë dhe siç e thashë në sfidën e lajmeve i qëndroj mendimit që ai duhet të fitojë “BBV”. Përsa i përket marrëdhënies tonë, kam lexuar pak se si është parë nga jashtë. I kuptoj dhe ata që kanë qenë pro edhe deri diku ata kundër. Duke qenë se marëdhënia jonë ka lindur pastër në një show ku ndjekësit janë lidhur me protagonistët dhe mendojnë se kanë të drejtën e opinionit dhe gjykimit mbi të gjithë ne brenda apo jashtë shtëpisë.

Sot është dita ime e 4 jashtë asaj shtëpie dhe nëse @donaldveshaj do më zgjaste dorën që të hidheshim bashkë, do e bëja po prap. Bekime dhe dashuri për të gjithë ju!