Lifestyle

Për ju që keni koment rreth gjithçkaje, mësoni se grave shtatëzënë nuk duhet t’u thoni kurrë këto fjalë!

Shtatëzënia është një ndër periudhat më të bukura të një gruaje. Megjithatë, veç emocioneve për pritjen e ëmbël, kjo periudhë shoqërohet me shumë stres dhe frikë. Komentet e njerëzve në lidhje me përmasat e barkut nëse duket i vogël, i madh apo i bukur shpesh mund të ndikojë jo për mirë te shumë gra që pritet të bëhen nëna. Deena Margolin, një nga themelueset e “Big Little Feelings”, e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë, ka folur hapur në lidhje me këtë gjë duke pohuar se:

Më mërzit çdo herë. E di që njerëzit mendojnë për mirë, por këto ‘komplimente’ më risjellin problemet e mia me të ngrënin me të cilat kam jetuar për dekada.

Margolin, një terapiste fëmijësh dhe këshilluese prindërimi, dëshiron të normalizojë një ide: të mos komentohet trupi i një gruaje shtatzënë në një mënyrë ose në tjetër.

Kur shohim një person shtatëzënë, le t’i anashkalojmë komentet për përmasat e tyre. Kur mbeti shtatzënë, ajo u detyrua të përballej me frikën e saj më të madhe. Ishte e tmerruar që trupi i saj do të bëhej më i madh, sepse ai ‘zëri i vogël’ me të cilin e ka programuar shoqëria, po pëshpëriste: “Tani po bëhesh më pak e bukur”.

Qëllimi i Deena-s është t’u kujtojë të tjerëve që të dërgojnë një mesazh se të gjithë trupat janë të bukur dhe se kështu nuk ka nevojë as të komentohet mbi to.

Nga dikush që ka kaluar nëpër torturat dhe vuajtjet e përpjekjes për të kapërcyer rrathët e standardeve të bukurisë së shoqërisë, më bëni këtë nder: mos komentoni për trupat në përgjithësi, shtatzënë apo jo.

Ajo madje ofroi një sugjerim se çfarë të thuhet në vend të kësaj.

Kur sheh një person shtatzënë, thuaj këtë: “Më vjen mirë që po të shoh! Si ndihesh?” dhe lëre me kaq.

Pas ardhjes së një fëmije në jetë, netët gjatë shtatzënisë duken po aq të gjata sa ato pas. Mes problemeve rutinë si pagjumësia, të përzierat dhe idesë që një krijesë e jotja është rrugës, gratë e gjejnë veten në sfidë me gjumin. Ndërkaq, ekzistojnë me qindra teori se çfarë duhet të konsumoni gjatë shtatzënisë që fëmija juaj të bëhet sa më i zgjuar.

Një studim i ri ka treguar se frutat mund të jenë çelësi kyç i zgjuarsisë. Studiuesit grumbulluan të dhënat e 688 fëmijëve dhe si rezultat nënat që kishin konsumuar fruta çdo ditë lindnin fëmijë me koeficient njohës më të lartë dhe që dallohej që në vitin e parë të jetës.