Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Për më shumë së një dekadë e kishte ndjekur, Calvin Harris zyrtarizon lidhjen me prezantuesen e njohur!

DJ i njohur Calvin Harris ka nisur një romancë të re me prezantuesen e Radio 1, Vick Hope. Skocezi e ka ndjekur ish-yllin e “Strictly” për më shumë se një dekadë, pasi i kishte kërkuar për herë të parë të takoheshin kur ishte 19 vjeçe. Këmbëngulja e tij më në fund u shpagua pasi romanca e çiftit lulëzoi pas udhëtimit të Vick në fermën e saj. Një burim tha për ‘MailOnline’ se:

Calvin dhe Vick janë përpjekur ta mbajnë marrëdhënien e tyre të fshehtë, në ditët e hershme, por atyre u pëlqen të kalojnë kohë së bashku si në Londër ashtu edhe në Ibiza. Calvin ka pasur gjithmonë një vend të veçantë për Vick-in dhe meqë të dy janë beqarë, ishte koha e duhur për t’u rikthyer në kontakt.

Vick zbuloi gjatë ditëve të saj bashkë-prezantuese në ‘Capital FM Breakfast Show’ në 2018 se Calvin i kishte kërkuar që të dilte kur ajo ishte 19 vjeçe, por ajo e refuzoi atë sepse nuk ishte e impresionuar me pamjen e tij. Së fundmi, Calvin Harris dhe e dashura e tij modele Aarika Wolf i dhanë fund romancës pasi një distancë e gjatë e tensionoi marrëdhënien e tyre.

Producenti dhe modelja kishin qenë në lidhje për katër vjet përpara se romanca e tyre të përkeqësohej. Sipas një burimi, Calvin ka udhëtuar rregullisht në fermën e tij në Ibiza, ndërsa Aarika ka qëndruar në SHBA. Ndërkaq, DJ multimilioner ka pasur lidhje më parë me yjet e popit Rita Ora, Taylor Sëift dhe Ellie Goulding.