Health & Beauty Lifestyle

Për meshkujt e ‘fiksuar’ pas muskujve të barkut, ja çfarë duhet të dini!

Që të keni muskuj të barkut, ju duhet të angazhoheni shumë. Është e vështirë, por e arritshme. Çfarë përqindje të yndyrës në trup duhet të keni që t’ju shfaqen muskujt e barkut? Për meshkujt e moshës 20-30 vjeç, çdo shifër mbi 25% të yndyrës në trup klasifikohet si obezitet. Për meshkujt mbi 40 vjeç, është 28%. 30% yndyrë në trup në përgjithësi konsiderohet shifër e tepërt për të dy gjinitë, ndërkaq ju vendos në fazën e rrezikshme, gjë e cila mund të çojë në sëmundje kardiovaskulare.

Përveç nëse jeni bodibuilder apo atlet, një BMI e lartë zakonisht lidhet me një përqindje të lartë të yndyrës në trup, prandaj konsultohuni me doktorin. Me 30% yndyrë në trup, nuk ka asnjë shenjë të muskujve të barkut. Meshkujt me 25% yndyrë në trup bartin një sasi të pranueshme të masës muskulore. Meshkujt me 20% yndyrë në trup duket sikur kanë një shtresë të hollë dhjami në trupin e tyre.

Megjithatë, mos u zhgënjeni, pasi çdo përqindje e yndyrës në trup deri në 20% konsiderohet e shëndetshme dhe do t’ju ndihmojë t’i mbani larg sëmundjet që lidhen me nivele të larta të yndyrës në trup. Me 15% yndyrë në trup ju dukeni sikur keni një trup me muskuj, pa dhjam.

Me 15% yndyrë në trup, meshkujt kanë tendenca të shohin forma muskulore dhe definim në trup. Me 10% yndyrë jeni në rrugën e duhur për të pasur muskuj barku. Kjo është përqindja më e sigurt. Çdo shifër nën 10% tregon se jeni futur në botën e atletëve të klasit të parë. Ndërkaq, nëse keni qenë duke shpenzuar gjashtë ditë të javës vazhdimisht duke bërë ushtrime me shpresën se do të bëni muskuj seksi, atëherë keni nevojë të pushoni pak.

Të gjitha ato ushtrime intensive që bëni, nuk po shërbejnë për mirë në jetën tuaj seksuale. Sipas një studimi të ri, ushtrimet e intensitetit të lartë mund ta zvogëlojnë nivelin e libidosë te meshkujt. Në bazë të eksperimenteve të hulumtuesve, rezultatet kishin qenë mjaft të qarta, ata të cilët ishin ushtruar pak apo mesatarisht kishin raportuar për nivele më të larta të libidosë sesa ata që kishin bërë ushtrime të fuqishme fizike.