Nëse keni qenë duke shpenzuar gjashtë ditë të javës vazhdimisht duke bërë ushtrime me shpresën se do të bëni muskuj seksi, atëherë keni nevojë të pushoni pak. Të gjitha ato ushtrime intensive që bëni, nuk po shërbejnë për mirë në jetën tuaj seksuale.
Sipas një studimi të ri, ushtrimet e intensitetit të lartë mund ta zvogëlojnë nivelin e libidosë te meshkujt. Në bazë të eksperimenteve të hulumtuesve, rezultatet kishin qenë mjaft të qarta, ata të cilët ishin ushtruar pak apo mesatarisht kishin raportuar për nivele më të larta të libidosë sesa ata që kishin bërë ushtrime të fuqishme fizike.
Kjo i ka çuar shkencëtarët të besojnë se mund të ekzistojë një disavantazh i ushtrimeve fizike dhe mund të jetë fakti se meshkujt mund të lodhen shumë apo mund të mos jenë të interesuar në seks. Shencëtari kryesor i këtij studimi, Anthony Hackney, është shprehur se:
Meshkujt të cilët kryenin ushtrime fizike më pak intensive kishin libido më të lartë, ndërsa ata që u ushtruan më ‘lehtë’, kishin një oreks më të madh seksual për shkak se ekspozimi ndaj niveleve të larta të qëndrueshmërisë dhe trajnimeve kronike dhe intensive është i lidhur në mënyrë të konsiderueshme me libidon e ulur tek meshkujt. Zgjidhja është tek masa, ndërsa një aktivitet i moderuar fizik është më shumë se sa i dëshirueshëm.
Rikujtojmë se, rezultatet e një studimi të fundit tregojnë që përqindja e nxjerrjes së gurëve në veshka është 5,7 herë më e lartë gjatë aktivitetit seksual. Çdo i dhjeti person në planet vuan nga gurët në veshka, ndërsa më të rrezikuarit janë ata të moshës 30-vjeç. Gurët në veshka janë gunga të forta që krijohen për shkak të grumbullimit të produkteve të mbeturinave në gjak. Mund të shkaktojnë dhimbje të jashtëzakonshme dhe infeksione të veshkave por edhe probleme të tjera. Simptomat përfshijnë dhimbjen në pjesën anësore të stomakut.