Celebrities Fashion

Për nder të ditëlindjes së Gianna Bryant, kompania e njohur “Nike” nxjerr në treg ‘Mambacita Sweet 16’!

Marka e njohur e veshjeve sportive Nike ka nxjerrë në treg së fundmi një palë këpucë speciale “Mambacita Sweet 16” për nder të Gianna “Gigi” Bryant vajzës së Kobe Bryant, ditën e sotme në atë që do të ishte ditëlindja e saj e 16-të. Mamaja e saj Vanessa Bryant kishte shkruar në rrjetin e saj social Instagram se:

Jam shumë e lumtur me mënyrën se si dolën këto këpucë Mambacita për nder të vajzës sime, Gigi. Këpucët kanë një model të zi me lëkurë gjarpri për të përfaqësuar “Mentalitetin Mambacita të Gigi”. “Mambacita Sweet 16” është frymëzuar nga shpirti i saj dhe dashuria që kishte, jo vetëm për lojën, por për familjen, miqtë dhe komunitetin e saj. Një pjesë e trashëgimisë së saj ka të bëjë me ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjitha vajzat dhe gratë në sport, një hap në një kohë.

Gianna dhe babai i saj, legjenda e basketbollit Kobe Bryant, u vranë në një aksident me helikopter në janar 2020. Ashtu si babai i saj, Gianna ishte gjithashtu një basketbolliste e talentuar dhe aspironte të luante në WNBA. Në fillim të këtij viti, Bryant njoftoi se kishte arritur një marrëveshje me Nike për të krijuar veshje për të nderuar basketbollistin e ndjerë, të mbiquajtur “Black Mamba”. Teksa njoftuan lançimin e atleteve të reja, në një deklaratë të bërë Nike është shprehur se:

Kobe 6 Protro ‘Mambacita Sweet 16’ ka ardhur nën nder të trashëgimisë që Kobe dhe Gianna ‘Gigi’ Bryant ndërtuan.

Kjo është një gjë që i shtyun të gjitha brezat të vazhdojnë kërkimin e tyre për të qenë më të mirë, për veten e tyre dhe për lojën që na bashkon të gjithëve. Të ardhurat nga atletet do të shkojnë për Fondacionin Sportiv Mamba & Mambacita, një organizatë jofitimprurëse e dedikuar për të nderuar trashëgiminë e Kobe dhe Gianna duke mbështetur atletët, sipas Nike. Ndoshta do të kishit dëshirë që t’i blinit por pas lançimit të tyre, të gjitha u shitën për 2 minuta.