Food & Drink

Për një marrëdhënie të shëndetshme me ushqimin, dalloni llojet e urisë!

Marrëdhënia me ushqimin është shumë komplekse, jo vetëm fiziologjike. Në disa raste mund të kthehet në obsesion, duke fshehur një shqetësim psikologjik që përpiqemi ta kompensojmë deri me dieta ekstreme. Në rast qëndrimi të gabuar, na presin çrregullime serioze të të ngrënit si obeziteti, bulimia ose anoreksia. Kjo e bën të rëndësishme të kuptojmë llojin e urisë, ndjenjat e së cilës, siç thonë specialistët e fushës, ndryshojnë. Të kuptuarit e tyre na e bën më të shëndetshëm raportin me ushqimin, pra me veten tonë duke i mundësuar një shërbim të madh trupit e patjetër, edhe mendjes.

Llojet e urisë:

Në krye qëndron nevoja fiziologjike – Kur stomaku “thërret” ose kur shija, nuhatja e shikimi na dërgojnë sinjale të forta.

Uria nga ndjesia e kontrollit, kur ushqimi ofron siguri.

Gjithashtu, ushqimi mund të japë ndjenjë lirie e të largojë mërzinë dhe kemi urinë e shumëllojshmërisë.

Ka një mënyrë për të dalë në qendër të vëmendjes kur ndihemi të lënë pas dore, “uria për t’i dhënë vetes më shumë rëndësi” na drejton për nga ushqimi.

Po nëse po vuajmë për dashurinë? Përsëri del në skenë ushqimi dhe ja ku kemi një tjetër rast urie, kësaj here për më shumë përmbushje.

Ushqimi si rritje, për të eksploruar më shumë gatime, zgjedhim të udhëtojmë e duke mësuar, kemi ndjesinë e të bërit diçka në botë.

Uria si kontribut, ushqimi mund të plotësojë nevojën tonë për të ndërmarrë një ndryshim.