Celebrities Showbiz

Për Sara Hoxhën kanë nisur netët e vështira, ankohet për Ledrin: “Dua të jem unë…”

Në muajin dhjetor, Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bënë prindër për herë të parë dhe jeta e tyre ndryshoi tërësisht pas lindjes së Poem Blu. Dyshja e famshme e showbiz-it nuk i kanë kursyer për asnjë moment fotot me të voglën e tyre. Madje, nxituan që t’i hapin edhe një llogari Instagram-i ku na ëmbëlsojnë ditët me fotot e bukura të vogëlushes.

Megjithatë, prindërimi ka dy anët e saj dhe për Sarën kanë nisur ato më pak të pëlqyera, netët pa gjumë. Përmes një postimi në Insta Story, Sara shprehu ankesat e para për Ledrin se nuk kujdeset mjaftushëm për vajzën e tyre por herë pas here e zë gjumi. “Dua të jem unë babi” -thotë Sara me shumë humor teksa ka postuar një meme ku gruaja është zgjuar me bebushin në krah ndërsa burrin e ka zënë një gjum i rëndë.

Sigurisht e gjitha kjo ka qenë në kuadër të shakasë pasi siç e kemi parë edhe nga llogaritë e tyre në Instagram, Ledri dhe Sara nuk i ndahen për asnjë moment Poem Blu dhe janë të dy jasht mase të përkushtuar ndaj saj.