Tech

Për të gjithë ata që përdorin Whatsapp nga Iphone duhet të bëjnë kujdes sepse…

Së fudnmi është raportuar se aplikacioni WhatsApp synon të ndërpresë përkrahjen për sistemin operativ iOS 10 dhe iOS 11 gjatë tetorit të këtij viti. Kjo lëvizje e kompanisë Apple është paralajmëruar përmes njoftimeve që shfaqen me rastin e instalimit të versionit më të ri iOS, e që tregojnë se përkrahja për iOS 10 dhe 11 do të ndërpritet më 24 tetor.

WhatsApp rekomandon iOS 12 si opsion për përdoruesit e iPhone. Ndërkaq ata që vazhdojnë të përdorin iPhone 5s, iPhone 6 apo iPhone 6s, akoma do të mund të përdorin aplikacionin, por përdoruesit e iPhone 5 dhe 5c do të jetë më mirë që të fillojnë të mendojnë për një telefon të ri. Megjithatë këto janë telefona të cilët janë në përdorim për më shumë se 10 vite dhe kjo lëvizje e re mesa duket nuk do të ketë dhe aq shumë ndikim të madh tek shumica e përdoruesve. Miliona njerëz në mbarë botën, sot përdorin aplikacionin e WhatsApp për komunikim me miqtë dhe familjarët e tyre kudo që ata ndodhen.

Rikujtojmë gjithashtu se Mark Zuckerberg ka lajmëruar së fundmi për ndryshimet e reja që pritet të ndodhin në WhatsApp. Reagimet me emoji në mesazhe, që përdoren në Facebook dhe Instagram, do të jenë të përdorshme edhe në platformën e mesazheve. Ndërkaq, Mark shprehet se:

Reagimet në WhatsApp do të nisin të shpërndahen që sot.

Për ta patur opsionin e ri duhet të bëni update në Playstore ose Appstore dhe nëse nuk aktivizohet, thjesht duhet të prisni derisa të shpërndahet. Funksioni i reagimeve të shpejta në WhatsApp u jep mundësi të gjithë përdoruesve të reagojnë në një mënyrë më të shpejtë. Fillimisht ju duhet t’i përgjigjeni një mesazhi me ndihmën e gjashtë emoji-ve; si, dashuri, qesh, surprizë, e trishtuar dhe faleminderit.