Celebrities Showbiz

“Për ty botën…”/Donaldi bën urimin romantik për ditëlindjen e Borës!

Moderatorja e dashur për publikun, Bora Zemani, feston sot ditëlindjen dhe mbush 32 vjeç. Urimin e parë dhe të veçantë e ka marrë nga partneri i saj, Donald Veshaj. Aktori dhe moderatori i njohur ka postuar në “Instastory” një fotografi të Borës, krahas së cilës ka shkruar:

Për ty botën.

Moderatorja e ka ripostur këtë në Instastory-n e saj dhe shkruan:

Shpirti im.

Pas suksesit të “5 Herë Jo”, ku ciftin Bora-Donald i pamë në rolin e aktorëve dhe producentëve në projektin e parë në kinema, duket se moderatorja do të eksperimentojë sërish në film, por këtë herë jo në komedi. I ftuar në “E Diell”, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tregoi se në fakt Bora dhe Donaldi po përgatiten për një film aksion dhe e kanë kontaktuar pikërisht për një rol në produksion.