Celebrities Showbiz

Bora dhe Donaldi me një film aksion?! E zbulon eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço: “Më ftuan të marr pjesë, por…”

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin “E Diell” në Top Channel, ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim, ditën e djeshme nuk foli për krimin dhe grupet e organizuara, por për një film të ri. Karamuço zbuloi se ka marrë ftesë për të qenë pjesë e një filmi aksion nga Bora Zemani dhe Donald Veshaj, por tha se e kishte refuzuar. Ai u shpreh se:

Kam përshtypjen se Bora do të përfshihet në një film tjetër, që do jetë aksion. Më thirri partneri i saj më tha: ‘Profesor do na duhesh për skena’. Refuzova të jem pjesë e filmit, një instruktor dhe këshilltar, për ca skena që do realizohen në film dhe Bora do dalë një figurë e jashtëzakonshme.

Rikujtojmë se, Bora dhe Donaldi kanë zbuluar me një foto se ku e kanë kaluar natën e ndërrimit të viteve. Me një postim në Instastory, Bora ka postuar një foto ku duket së bashku me djalin e saj, Donaldin dhe vëllezërit e tij. Me anë të shkrimit në foto moderatorja ka treguar se të dyja familjet, Zemani dhe Veshaj janë bashkuar bashkë dhe për të festuar së bashku.

Ne gjithmonë do ngelemi fëmijët që tavolinën e vërtetë për Vitin e Ri e zënë të rriturit.