Celebrities Gossip Showbiz

Përfundon romanca me Kim Kardashian?! Pete Davidson shfaqet në krahët e një gruaje misterioze!

I dashuri i Kim Kardashian-it, komediani i njohur Pete Davidson, është parë së fundmi duke përqafuar një grua misterioze në xhirimet e tij në Australi. E gjithë kjo vjen pasi disa fansa besojnë se Kim po kthehet me Kanye West. Ylli i emisionit “Saturday Night Live”, Pete, u fotografua në xhirimet e filmit të tij të ri “Wizards” me një grua të panjohur teksa po përqafoheshin dhe dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Ndërsa Pete ka qenë i zënë në Australi, disa fansa besojnë se e dashura e tij Kim, mund të jetë duke u kthyer tek ish-burri i saj, Kanye. Kohët e fundit, ylli i serialit “Keeping Up With the Kardashians” publikoi një fotografi të veprave artistike të krijuara nga James Turrell ku Kanye është një fans i madh i tij. Kim po ndjek në Instagram gjithashtu edhe artistin Haj, i njohur si Vizuel i cili është një bashkëpunëtor i Kanye-t.

Fansat e 41-vjeçares pohuan se këto veprime tregojnë për një ribashkim të çiftit. Ndërkaq, Kim u shpall zyrtarisht beqare më 2 mars 2022, pasi kishte paraqitur kërkesën për divorc nga ylli i muzikës hip-hop. Ish-dyshja e njohur kanë katër fëmijë së bashku. Disa nga miqtë e Kim janë gjithashtu të shqetësuar për të ardhmen e saj me Pete.

Një mik i Kim-it tha për ‘The Sun’ se:

Kim është e ngarkuar me karrierën e saj, fëmijët dhe familjen. Ajo nuk ka hapësirë për t’u ‘përfshirë’ në jetën e dikujt tjetër. 

Burimi shtoi se Kim nuk e ka parë Pete Davdison prej më shumë se një muaji, sepse ky i fundit ndodhet në Australi. Së fundmi, një kamerier ka zbuluar porosinë e yllit televiziv Kim Kardashian dhe partnerit të saj, Pete Davidson, të cilët kishin dalë për darkë në një restorant italian, në Australi. Punonjësi i restorantit Piccolo Cucina publikoi në rrjetet sociale faturën e 41-vjeçares, për të cilën tha se la edhe një bakshish të majmë.