Health & Beauty

Pesë arsyet përse duhet të flemë në anën e majtë!

Një lajm i keq vjen për të gjithë ju që flini në pozicionin me shpinë, përmbys apo në anën e djathtë. Mesa duket ju po dëmtoni shëndetin tuaj. Ja arsyet se përse duhet të flini në anën e majtë:

Gërhitja do të zhduket

Nëse keni persona që ju ankohen se gërhisni shumë gjatë natës, zgjidhja më e mirë që mund të bëni është të flini në anën tuaj të majtë. Kjo duhet për shkak se goja, nofullat e gjuha janë shumë të relaksuara në pozicionin e anës së majtë.

 

Do të keni reduktim të refluksit (urthit)

Pas disa studimeve, ekspertët thonë se për të reduktuar ndjenjën e refluksit duhet të flini në anën tuaj të majtë. Duhet thënë se kjo gjë nuk është fort funksionale nëse konsumoni shumë ushqim para gjumit.

Zemra juaj punon më mirë

Duke fjetur në anën e majtë, ju po ndihmoni zemrën për të funksionuar më mirë. Kjo sepse qarkullimi i gjakut në trupin tuaj bëhet më lehtë.

Ky pozicion gjumi favorizon gratë shtatzënë

Nëse e keni vënë re, për femrat që janë shtatzënë rekomandohet të flenë në krahun e majtë, pasi nëse bëhet e kundërta mitra shtyp mëlçinë, gjë që sjell pasoja të rënda shëndetsore.

Nyjet limfatike

Fjetja në anën e majtë ndihmon nyjet limfatike, të cilat gjenden në pjesën e qafës. Kjo e bën trupin të filtrojë lëngjet më shpejt dhe redukton shfaqjen e dhimbjeve në pjesën e qafës, muskujve të shpinës e krahëve që mund të shkaktojë fjetja në pozicione të tjera.

Rikujtojmë, se pozicioni i gabuar gjatë gjumit ndikon jashtëzakonisht shumë tek trupi dhe mund të shkaktojë jo vetëm dhimbje por edhe dëmtime afatgjata.