Botë e Çuditshme

Pica “çmendurisht e lumtur” me kanabis “çmend” turistët në Tajlandë!

Trendi më i ri në Tajlandë që ka çmendur turistët është “pica çmendurisht e lumtur” me kanabis. Ushqimi më intrigues dhe më i famshëm i momentit, është një përzierje që ngjall shijen e supës së famshme të Tajlandës “Tom Yum Gai” së bashku me një gjethe kanabisi të skuqur.

Kanabisi futet gjithashtu në koren e djathit si dhe në salcën shoqëruese.

Përdorimi i kanabisit për qëllime mjekësore dhe shije ka shpërthyer vitet e fundit, duke u legjitimuar në tregun global.

A ka pica me kanabis efektin e kanabis-it?

E vërteta është jo! Kanabisi rekreativ është i paligjshëm në Tajlandë dhe kushdo që shpreson të ketë efektet e tij do të zhgënjehet.

“Sigurisht, ata nuk duhet të shpresojnë kot. Është thjesht një fushatë marketingu”, tha menaxheri i kompanisë.

Në shkurt 2021, qeveria lejoi që të përdoren në ushqime dhe pije por sasia në produkte nuk duhet të kalojë më shumë se 0.2% të peshës totale të tij duke eliminuar kështu ndjesitë që njeriu merr nga kanabisi.