Aktualitet

Me 1045 doza kanabis gati për shitje, arrestohet 55-vjeçari në Durrës!

Një rast i shitjes së lëndëve narkotike u godit nga Policia e Durrësit, që në pranga vuri një person me banim në Tiranë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Durrës.

Sipas bluve, pas informacioneve të marra, u finalizua operacioni i koduar “Parandalimi”. Gjatë kontrollit të një automjeti, u gjetën 2 qese me fara të dyshuara narkotike kanabis, në total 1045 fara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me makinën.

Në pranga përfundoi 55-vjeçari A.Sh., banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.