Botë e Çuditshme Travel

Pishina më e lartë në botë egziston dhe nëse doni ta vizitoni ja ku ndodhet!

Të notosh në ajër të hapur, poshtë qiellit blu që shtrihet deri në horizont padyshim që duhet të jetë ndjenja më e bukur e më e veçanta në botë dhe nëse doni t’ja ofroni vetes këtë luks pishina më e lartë në botë ndodhet në Dubai.

Emëruar si pishina më e lartë në botë e brenda një ndërtese, “Beach Resort” i sapohapur është 293.906 metra i lartë.

Me 94.84 metra gjatësi dhe 16.5 metra gjerësi, është gati dy herë më e gjatë se një pishinë me madhësi Olimpike.

Pishina është e hapur vetëm për mysafirët e hotelit, të moshës 21 vjeç e lart, por ju mund të futuni vetëm duke rezervuar një tavolinë në restorantin ngjitur, “Zeta Seventy Seven”.

Restoranti dhe pishina janë të dy në katin e 77-të të hotelit.

Kur një gazetar britanik vizitoi Dubai-n për një udhëtim për shtyp, ai qëndroi në hotelin luksoz, Burj Al Arab. Në fund të qëndrimit të tij, ai e kuptoi se ky hotel nuk e meritonte vlerësimin e tij me 5 yje por meritonte shumë më tepër.

Ai e vlerësoi Burj Al Arab si një hotel me 7 yje dhe vlerësuesit e tjerë ranë dakord. Interesante, vetë hoteli u përpoq të mohonte vlerësimin e veçantë. Ju rikujtojmë se “Condé Nast Traveller” ka shpallur disa nga hotelet më të mira në botë për këtë vit dhe ne ju njohim me disa prej tyre.

Ah dhe diçka nëse nuk e dinit! Aeroporti Ndërkombëtar Mala është aeroporti kryesor në Maldive dhe i vetmi që ofron fluturime ndërkombëtare në këtë vend ishullor të Azisë Jugore.