Tech Travel

Plani miliarda dollarë i NASA-s për të zhvilluar një aeroplan futuristik!

NASA ka njoftuar një plan miliarda dollarësh për të zhvilluar një aeroplan futuristik që synon transformimin e industrisë së aviacionit dhe reduktimin e ndjeshëm të emetimeve të linjave ajrore komerciale. Agjencia hapësinore amerikane do të investojë 425 milionë dollarë gjatë 7 viteve në projektin Sustainable Flight Demonstrator, ndërsa Boeing dhe partnerët e tjerë do të kontribuojnë me 725 milionë dollarë të tjerë. Administratori i NASA-s, Bill Nelson tha se:

NASA ka guxuar të shkojë më larg. NASA e ka bërë aviacionin më të qëndrueshëm dhe më të besueshëm. Është qëllimi ynë që partneriteti i NASA-s me Boeing-un për të prodhuar dhe testuar një demonstrues në shkallë të plotë do të ndihmojë të çojë në avionë të ardhshëm komercialë që janë më efikas në karburant, me përfitime për mjedisin, industrinë e aviacionit komercial dhe për pasagjerët në mbarë botën.

Projekti do të testojë teknologji të reja si një ridizajnim radikal i krahëve për të përmirësuar aerodinamikën. Koncepti “Transonic Truss-Braced ëing” përfshin krahë shumë të gjatë dhe të hollë me shirita diagonale, duke rezultuar në një formë efikase që krijon më pak tërheqje dhe rrjedhimisht më pak konsum karburanti.

Kur kombinohet me përparime të tjera në sistemet shtytëse, ai mund të reduktojë potencialisht emetimet deri në një të tretën në krahasim me avionët e sotëm. NASA shpreson që teknologjitë e zhvilluara dhe të demonstruara përmes projektit Sustainable Flight Demonstrator do të arrijnë në avionët komercialë në dekadën e ardhshme. Qëllimi përfundimtar për industrinë e aviacionit është të arrijë emetimet neto zero të karbonit deri në vitin 2050.