Celebrities Film & Tv Showbiz

“Po bën lojë të bukur…”/Cubi Metkaj tregon banorët e saj të preferuar në “Big Brother VIP 3”!

E ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up” ka qenë aktorja Cubi Metkaj. Ajo këtë sezon është pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli”, ku ndër të personazhe të tjerë, ai më i veçanti është roli i Egla Cenos në “Big Brother VIP”. Cubi ka rrëfyer më shumë mbi këtë rol, mendimin e saj mbi banorët, por dhe mbi faktin se pse nuk hyri në këtë format, edhe pse emri i saj ka qenë ndër të përmendurit

Si publik, ke ndonjë simpati për një nga banorët?

Unë isha me Julin, kurse tani jam me Julin dhe me Eglën. Këta janë dy personazhet që i shoh të fortë, i shoh kokë më kokë. Jo se personazhet e tjerë nuk kanë dinamika, kanë dinakima por duket sikur po rrotullohen rreth vetes. Nuk po prodhojnë kontent, ndërsa Egla edhe pse duket ndonjëherë sikur është e njëtrajtshme, ajo atë karakter ka. Atë njëtrajtësinë e vet ua hedh edhe të tjerëve, por ata nuk dinë se si ta marrin, ta përthithin dhe ta transformojnë në mënyrën e tyre. Në fakt mendoj se Egla po bën lojë të bukur.

Ti e njeh Julin edhe nga jashtë si koleg, si është ai në të vërtetë?

Juli nuk është kështu, është bërë shumë analitik. Duke qenë se të gjithë kanë hyrë me shpat të madhe, edhe Juli është pozicionuar. Ai ka shumë batuta, shumë gumor. Nuk është kjo natyra e tij kaq agresive.