Celebrities Gossip Showbiz

Po jua ëmbëlsojmë pak ditën, CR7 dhe Georgina Rodriguez zbulojnë gjininë e binjakëve!

Më 28 tetor, ylli portugez Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij, Georgina Rodriguez, ndanë me të gjithë lajmin e bukur se do do të bëhen prindër për herë të katërt. Disa orë më parë, përmes një videoje, ata kanë zbuluar për ndjekësit që presin një vajzë dhe një djalë.

Janë fëmijët e çiftit ata që janë protagonistët e videos, përmes së cilës lajmërojnë se binjakët do të jenë një vajzë dhe një djalë. Futbollisti shkruan në videon e postuar në rrjetin e tij social Instagram këto fjalë:

Aty ku fillon jeta dhe ku dashuria nuk mbaron kurrë.

Fansat e çiftit të famshëm kanë nxituar të urojnë familjen e famshme që së shpejti do të bëhet edhe më e madhe. Së fundmi Georgina Rodriguez, befasoi të vegjëlit e saj me një udhëtim në Lapland për të takuar Babagjyshin. 27-vjeçarja ndau fotot e ëmbla të udhëtimit festiv familjar me 28.7 milionë ndjekësit e saj në Instagram dhe u shfaq e mbështjellë në temperaturat minus 15 gradë me një kostum të zi dhe të argjendtë dhe kapelë gëzofi.

Ju sjellim në vëmendje se Dolores Aveiro, nëna e Cristiano-s nuk dëshiron që djali i saj të martohet me Rodriguez. Do thoni ju që pse e ka këtë bindje Dolores? Një nga shkaqet kryesore të mospëlqimit të saj ndaj Georgina-s është pasi ajo beson se modelja me origjinë argjentinase është e tërhequr nga lekët dhe jo nga ndjenjat.

Rikujtojmë se kjo nuk është hera e parë që mamaja e CR7 është kundra lidhjeve të djalit të saj. Ajo ka qenë kundër edhe martesës me ish-partneren e tij, modelen e famshme Irina Shayk. Ndërkaq, së fundmi CR7 ka “hapur” zemrën dhe ka folur për “Daily Mail” se si dëshiron t’i edukojë fëmijët e tij. Sa i përket edukimit të fëmijëve të tij, Cristiano i ka idetë e qarta.