Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Po kërkoni të keni humor më të mirë?! Ne ju tregojmë llojin e çokollatës që duhet të konsumoni!

Të gjithë e dimë që çokollatat sjellin humor të mirë, por tashmë një studim i mirëfilltë tregon se për çfarë çokollate flasim dhe sa duhet të konsumohet. Universiteti i Seulit, në Korenë e Jugut, ka ndërmarrë një studim i botuar së fundmi në revistën shkencore ‘Journal of Nutritional Biochemistry’, që tregon se konsumimi i çokollatës së zezë e rrit ndjeshëm humorin tek ata që e konsumojnë.

Duhet patur kujdes edhe me dozat, jo më shumë se 30 gramë në ditë, pra rreth 1/3 e një pakoje normale. Arsyeja sipas studimit duhet të gjendet te kapaciteti i kësaj çokollate për të ushqyer disa baktere që gjenden në zorrët tona, si përshembull Blautia Obeum, i asociuar edhe më parë me shtimin e humorit. Ky tip çokollate, me doza të kufizuara, këshillohet nga i njëjti studim edhe për ruajtjen e linjave trupore dhe shëndetit në përgjithësi.

Ndërkaq, kemi dëgjuar që limoni dhe mjalti ndihmojnë në qetësimin e kollës, por specialistët e rrugëve të frymëmarrjes mendojnë që çokollata është alternativë edhe më e mirë. Çokollata mund të qetësojë kollën pavarësisht se kjo tingëllon paksa çuditshëm. Studimet e kryera, arritën në përfundimin që pacientët të cilët përdorën mjekimin me bazë çokollatën kishin një përmirësim të dukshëm brenda dy ditëve. Eshtë një përbërës kimik i kakaos që është më efektiv sesa përbërësit që përmbajnë ilaçet e zakonshme të kollës.

Çokollata e zezë stimulon çlirimin e endorfinës dhe ju bën të ndiheni të lumtur. Por problemi është se ajo mund të përmbajë sasi të lartë sheqeri, gjë që nuk është e mirë për shëndetin, prandaj këshillohet që të konsumohen çokollatat e zeza. Nëse po përpiqeni të bini në peshë, filloni të pini çokollatë të zezë pa sheqer dhe mund t’ia arrini qëllimit.

Një filxhan çokollatë e zezë është më e ulët në kalori krahasuar me pastat apo ëmbëlsirat e tjera. Nëse ndiheni të plogësht dhe të përgjumur, çokollata e zezë rrit nivelet e energjisë pothuajse menjëherë pasi e konsumoni sepse përmban kafeinë dhe teobrominë që ju japin energji. Gjithashtu, përmirëson përqendrimin, shpejtësinë në të menduar, kujtesën dhe rrjedhshmërinë e fjalëve në vendin e punës ose në shkollë.