Celebrities Gossip Showbiz

“Po përkeqësohem…”/Mes shëndetit dhe muzikës ja se çfarë zgjedh Lewis Capaldi!

Së fundmi këngëtari i njohur Lewis Capaldi ka thënë se mund të tërhiqet nga muzika nëse sindroma e tij Tourette përkeqësohet. Këngëtari dhe kantautori 26-vjeçar u shpreh se:

Është vetëm muzika ajo që ma bën këtë, përndryshe mund të jem mirë me muaj të tërë, kështu që është një situatë e çuditshme. Nëse do të arrijë në një pikë që do t’i bëjë dëm të parikuperueshëm vetes, do të heqë dorë.

Ylli i famshëm ka folur edhe më parë për muzikën dhe performancat si dhe për ndikimin që ka te kjo sëmundje. Këtë e ka shprehur edhe në dokumentarin e tij “How I’m Feeling Noë” që pritet të publikohet brenda pak ditësh.

Më duket sikur po çmendem. Plotësisht i shkëputur nga realiteti. Nuk mund të marr frymë ose ndjej se do të ngelem me të përgjithmonë ose do të vdes.

Këngëtari i “Lost On You” u tregoi fansave për diagnozën e tij Tourette vitin e kaluar. Ylli i muzikës po trajtohet me injeksione Botox për të ngrirë muskujt në përpjekje për të kontrolluar lëvizjet karakteristike të Tourette dhe siguron fansat që dridhjet e tij të shpatullave janë jo aq të këqija sa duken.