Health & Beauty Lifestyle

Po stërviteni rregullisht por nuk keni rezultat tek të pasmet tuaja?! Ja se ku po gaboni!

Keni bërë squats, deadlifts, lunges dhe gjithçka tjetër por prapë nuk dalloni dot asnjë ndryshim te të pasmet tuaja. Sipas trajnerit Mohamed Bounaim, ka një sërë arsyesh pse muskujt tuaj glutealë nuk po arrijnë rezultatet që dëshironi, pavarësisht nga puna e vështirë që duket se po bëni. Fillimisht, është e rëndësishme të theksojmë se muskujt që ndodhen tek të pasmet nuk duhen vetëm për arsye estetike.

Muskujt glutealë duhet të jenë të fortë sepse mbështesin legenin, pjesën e poshtme të shpinës dhe gjunjët. Ata janë gjithashtu të rëndësishëm për të na ndihmuar të qëndrojmë drejt, të vrapojmë dhe të ecim, si dhe të ruajmë ekuilibrin me njërën këmbë.

Ndërkaq, nëse përpjekjet tuaja për të bërë të pasme nuk po funksionojnë, ndoshta jeni duke i bërë gabim ushtrimet, jeni duke u marrë vetë me një tip ushtrimi, nuk jeni të qëndrueshëm, kërkoni rezultate shpejt, nuk hani shëndetshëm, nuk po përdorni llastiqe (booty bands) dhe nuk jeni konsultuar kurrë me një ekspert.

Sa kilogramë muskuj vërtet mund të shtojë dikush brenda një muaji? Sebastien Lagree, bodybuilder i njohur, thotë se mund të shtoni gjysmë kilogramë apo një kilogram muskuj në muaj. Sipas tij, kjo është shumë e mundshme të arrihet, nëse bëni ushtrime me pesha. Ju mund të shtoni deri në 7 kilogramë muskuj brenda vitit të parë në mënyrë natyrale.