Celebrities Gossip Showbiz

“Po u more me mua do i bësh dëm vetes…” Armaldo ‘nuk kursehet’ me Luizin!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E sigurisht që një nga protagonistët e këtij sezoni të BBV është këngëtari Luiz Ejlli. Veçse një banor i shumëpërfolur për energjinë e tij dhe dinamikat që shkakton, Luizi është komentuar gjithashtu pafund në rrjet për situatën që ka krijuar me sëmundjen e tij të supozuar.

Ai është përballur jo pak herë me banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku janë bërë deklarata të forta qoftë nga ana e vetë Luizit, por edhe nga banorët e tjerë drejtuar atij. Ndërkohë, dukej se Luizi kishte një marrëdhënie të mirë me Armaldon, derisa ‘thumbimet’ e dyanshme kanë nisur. Armaldo i habiti të gjithë me fjalët që iu drejtua Luizit duke e kërcënuar dhe paralajmëruar atë.

Po u more me mua do i bësh dëm vetes, ma beso këtë që po të them. Dhe e dyta mos më thuaj kush je ti, për aq kohë sa unë jam i zgjedhur nga votat e gjithë banorëve, unë quhem lider i shtëpisë. Nëse ti do zgjidhesh javës që vjen unë do të respektoj si lider. Në radhë të parë ne duhet të respektojmë veten pastaj liderin. Unë nuk thashë asnjë gjë të keqe…