Fashion

Po vjen vera goca, ja si të kombinoni kanotjeret tuaja të preferuara!

Kanotjeret verore janë bërë një element kryesor i dollapit. Njihuni me disa këshilla të ekspertëve se si t’i stiloni ato:

Stili i viteve ’90

Të gjitha gjërat e viteve ’90 janë rikthyer. Mund t’i kombinoni me pantallona e gjera dhe xhins. Vishni gjithashtu fundin xhins të Mother’s. Vendosni rripin e The Row dhe sandalet lëkure të trashë të Ganni.

Xhinse të gjera

Marka Nili Lotan ka pantallonat e duhura për ju, duke ngjallur një humor vintage të viteve ’70. Shtoni sandale lëkure të Isabel Marant, dhe çantë Bottega Veneta. Ju mund ta përsosni pamjen me një xhaketë sportive over size.

Kanatjere

Versioni i butë i Chloé është ajo që ju duhet. Visheni me me pantallona të zeza klasike të markës italiane Blazé Milano. Sipër vishni një këmishë nga Frame për t’i dhënë pamjes një elegancë dhe një prekje ngjyrash. Përfundojeni me një çantë elegante Gucci-t në ngjyrë portokalli.

Stili utilitar

Kanotjerja nga Goldsign është një zgjedhje e zgjuar dhe përshtatet perfekt me pantallonat nga Agolde. Mos harroni aksesorët nga Roxanne Assoulin dhe shapkat e lëkurës me shkëlqim të The Row.

I kombinuar me printe

Në pushime, ose për një fundjavë të qetë, një kanotjere e bardhë është ajo që ju duhet. Ky dizajn pambuku është punuar nga Loulou Studio, ideja e influencueses parisiene Chloé Harrouche. Vishni pantallonat prej liri të gjera, pjesë e koleksionit të markës LA të krijuara me drejtoreshën e modës britanike të Vogue Julia Sarr-Jamois dhe ekskluzive për NET-A-PORTER. Aksesorët e hijshëm funksionojnë po aq mirë buzë plazhit ashtu edhe për pushimet e qytetit, kështu që përfundoni pamjen me çantën e Saint Laurent ‘Rive Gauche’ dhe një palë syze dielli nga Le Specs.