Auto & Moto

Porsche tanimë ka një logo të re dhe ja se cila është ajo…

Prodhuesi gjerman i makinave sportive Porsche ka zbuluar së fundmi logon e saj të re një javë përpara prezantimit të makinës sportive të së ardhmes. Logoja e re ishte dizajnuar për festimin e 75 vjetorit të makinës së parë sportive të Porsche, makinë e cila doli nga linjat e prodhimit në vitin 1948, e cila u parapri nga kompania që ndërtoi modele dhe tanke të bazuara në Volkswagen Beetle për ushtrinë gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Porsche me logon e re ka zgjedhur evolucionin përpara revolucionit dhe prodhuesi i makinave pretendon se dizajnimi i logos u mori 3 vite kohë. Logoja e re ka elemente me ngjyrë bronzi por shiritat e zinj kanë mbetur të pandryshuar. Ndryshime të vogla shtesë përfshijnë tekstin e zi “Stuttgart” megjithatë dizajni i përgjithshëm i logos është kryesisht i pandryshuar nga logoja origjinale e cila debutoi në 1952. Sipas Porsche, logoja e re do të përdoret në modelet e saj të prodhimit nga fundi i vitit 2023.

Porsche ka një lajm për ata që do të shikojnë ngjarjen e tyre të përvjetorit më 8 qershor të këtij viti. Sipas mediave të huaja, gjatë festimeve, prodhuesi i automjeteve do të tregojë një koncept, i cili do të jetë “makina sportive e së ardhmes”. Fatkeqësisht, nuk ka shumë informacione të disponueshme për debutimin e ardhshëm, përveç se ai do të ofrojë diçka për vizionin për makinën sportive të së ardhmes. Porsche ka bërë të ditur gjithashtu se po vjen me dy “biçikleta elektrike” të reja, Cross Performance dhe Cross Performance EXC. Sipas mediave të huaja, Porsche kërkon mesatarisht 14,800 dollarë mes dy modeleve të reja.