Gossip Showbiz

Jo çdokush do e bënte, fansja e zjarrtë befason Rita Ora-n në mënyrën më të bukur!

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora prej muajsh po shijon qëndrimin në Australi duke qenë se është bërë pjesë e jurisë së spektaklit “The Voice”. Kohët e fundit bukuroshja ka qenë në qendër të vëmendjes dhe në shumicën e rasteve është kritikuar shpesh për thyerjen e masave anti-COVID. Por ajo vazhdon të ketë ende fansa dhe ndjekës të zjarrtë të cilët e adhurojnë për artin dhe muzikën që ajo sjell.

Së fundmi, diva e muzikës pop ka treguar se është takuar me disa fanse të saj dhe nga njëra prej tyre është surprizuar aq sa ka postuar edhe një foto me të në Instagram. Fansja kishte bërë tatuazh në dorë inicialet e Ritës, R.O, dhe kjo padyshim e ka bërë këngëtaren të emocionohet.

Ora ka publikuar një foto në Instastory me vajzën në fjalë dhe ka shkruar:

Kam fansat më të mirë në botë! Nuk mund ta besoj që ke bërë këtë tatuazh, je e mrekullueshme.

Rikujtojmë, se 30-vjeçarja ka publikuar versionin akustik të 4 këngëve të saj të reja. Bëhet fjalë për këngët “Big”, “Bang Bang”, “Mood” dhe “The One”, të cilat janë pjesë e mini-albumit të saj më të fundit, të titulluar “Bang”.

Gjithashtu, kënga “Big” e Ritës ka qenë në qendër të vëmendjes për faktin se në videoklip ajo shfaqet e veshur me motivet tradicionale të vendit tonë. Por e gjithë veshja e Rita-s ka ngritur debate nëse me të vërtetë veshja ka qenë një veshje autentike shqiptare. Dizajnuesi i njohur, Ardi Asllani dha një mendim për këtë.