Rajoni Showbiz

Rita Ora uron Vjosa Osmanin për detyrën si Presidente e Kosovës

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora uroi presidentin e sapozgjedhur të Kosovës Vjosa Osmani për detyrën e saj të re në krye të shtetit. Urimi i artistes për Osmanin është postuar në rrjetin social Instagram, bashkangjitur një imazhi të saj.

“Urime për Vjosa Osmanin, Presidentja e re e Kosovës”, shkruante Rita Ora në mbishkrim.

Lidhja mes Rita Orës dhe Vjosa Osmanit është e njohur tashmë, pasi dy shqiptarët e Kosovës urojnë shpesh njëra-tjetrën për suksese.

Më i fundit i këngëtares Rita Ora ishte gjatë publikimit të albumit të ri i titulluar “Bang”, ku këngëtarja shfaqej me veshje ku kishte motive të theksuara popullore shqiptare.

Rita Ora falenderonte stilistin shqiptar që realizoi veshjen duke u shprehur se “ishte realizuar në kohë për ditën e Pavarësisë së Kosovës”.

Vjosa Osmani u zgjodh Presidente e Republikës së Kosovës në raundin tretë që nuk kërkonte shumicë të cilësuar me 2/3 si në dy raundet e para, por duhej patjetër të arrihej kuorumi prej 80 deputetësh.