Gossip Showbiz

Portugalia jashtë “EURO 2020”, partnerja e CR7 indiferente, nis pushimet verore!

Portugalia nuk arriti të kalonte pengesën belge në fazën e 1/8 të “Euro 2020”, duke u eliminuar kështu nga gara. Ndonëse kapiteni dhe ylli i kësaj përfaqësuese, Cristiano Ronaldo, bëri gjithçka për të shënuar, një gjë e tillë nuk u arrit. Sipas CR7 belgët ishin me fat kundër portugezëve, se paku kështu i tha portierit kundërshtar, Thibaut Courtois, pas ndeshjes.

Në stadiumin e Sevillas partnerja e Ronaldos, Georgina Rodriguez shkëlqeu. 27-vjeçarja rrëmbeu vëmendjen në tribunën e stadiumit spanjoll, në mbështetje të Portugalisë dhe padyshim të partnerit të zemrës, Cristiano-s. Modelja e njohur ishte e shoqëruar nga dy mikesha dhe në fotot e publikuara në Instastory, shihej e buzëqeshur dhe mjaft e lumtur.

Kjo humbje nuk e ka mërzitur aspak Georgina-n dhe këtë na e vërteton vetë ajo me postimet e saj. Bukuroshja ka lajmëruar nëpërmjet një video në Instastory se është gati më shumë se kurrë për të nisur pushimet verore. E veshur sportive, bukuroshja shihej afër një avioni, ku padyshim ka rrëmbyer të gjithë vëmendjen me format e saj perfekte trupore.

Ndërkaq, në diçiturën e videos shkruhej:

Gati për verë! 

Nuk dihet se me kë do i kalojë pushimet modelja por me siguri me partnerin e zemrës, Cristiano-n dhe fëmijët e tyre. Rikujtojmë, se dyshja e njohur kanë një fëmijë së bashku, vajzën 3-vjeçare Alana Martina, por Rodriguez rrit edhe tre fëmijët e tjerë të Ronaldos, binjakët e birësuar Eva dhe Mateo, si dhe djalin e madh, Cristianinho 10-vjeç.