Gossip Showbiz

Postimet e fundit “topless” të Britney Spears shqetësojnë fansat në lidhje me shëndetin e saj mendor!

Bëmat e jetës së saj janë duke u komentuar kudo nëpër botë. E kemi fjalën për këngëtaren e njohur, Britney Spears e cila së fundmi me disa postime në rrjetin e saj social, Instagram i ka shqetësuar shumë fansat. Ajo ka pozuar ‘topless’ dhe ndërsa disa ndjekës e kanë komentuar këtë veprim si një ndjenjë lirie disa të tjerë janë të shqetësuar për shëndetin mendor të artistes.

Ndërkaq, një fanse komentoi:

Diçka e dyshimtë po ndodh, kush tjetër është i/e shqetësuar?

Një tjetër fans tha:

Jam duke pritur ditën kur të mbaroj kujdestaria dhe Britney më në fund mund të na tregojë të vërtetën për atë që po ndodh. Unë mendoj se këto janë private dhe po postohen pa pëlqimin e saj.

Sa i përket “luftës” së saj të gjatë ligjore me të atin në lidhje me kujdestarinë, diçka e mirë thuhet se po vjen pasi avokati i ri i saj, Matthew Rosengart, i ka kërkuar një gjykate në Los Angeles që të caktojë një kujdestar të ri mbi pronën e këngëtares dhe në të njëjtën kohë të parandalojë babanë e saj, Jamie Spears, të disponojë pronat e yllit amerikan.

Menjëherë pas dëshmisë tronditëse të Britney-t në gjyq ku e quajti pozicionin e të atit të saj të dhunshëm dhe poshtërues, mbështetja publike për të u rrit shumë. Britney mori mbështetje nga shumë kolegë të saj, përfshirë këngëtaren Christina Aguilera, ish-të dashurin e saj Justin Timberlake si dhe nga partneri aktual i saj Sam Asghari.

Gjithashtu, reperja Iggy Azalea, ka deklaruar se ajo ka qenë dëshmitare e sjelljeve abuzuese të babait të këngëtares. Ndërkaq, së fundmi ka reaguar edhe artistja e njohur e muzikës “Country”, Dolly Parton e cila ka shprehur se në të njëjtën situatë si Britney është gjendur dhe ajo dhe për këtë arsye i ofron mbështetje publike.