Celebrities Gossip Showbiz

Postoi video me një vajzë në makinë, Butrint Imeri paralajmëron surprizën për ndjekësit!

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime. Projekti i tij më i fundit muzikor ‘Lule  e dashnisë’, që rezultoi një sukses i vërtetë thënë kjo nga 14 milion klikimet që numëron në platformën YouTube në vetëm dy muaj nga publikimi.

Para pak ditësh Butrinti arriti të trazonte rrjetin duke postuar një video me një vajzë misterioze në makinë e më pas u zbulua se ishte vetëm një pjesë nga klipi i këngës së tij të re. Ditën e sotme Butrinti ka lajmëruar se kënga titullohet “Diskoteka” dhe do të publikohet të enjten në orën  23:59 e për të do të jetë një super projekt.

I ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë DJ i njohur Adam Reeves, i cili  u bë gjithashtu kryefjalë e mediave para pak kohësh duke u përfolur se do të hynte si banor në “Big Brother VIP” dhe u shpreh se:

 Butrinti ka qenë në një presion të madh për shkak të asaj me çfarë janë marrë portalet. Nuk do futesha për të bërë diçka në raportin Kiara-Luiz. Kiarën e kam parë më mirë me Butrintin. Kjo që ka tani me Luizin është një lidhje momentale dhe kam përshtypjen që është një lidhje interesash pas rihyrjes së Kiarës. Lidhja e Kiarës me Butrintin gjithmonë do të përflitet sepse vetë ajo ka shprehur se ka qenë një ndër përjetimet më të mira të saj.