Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

Adam Reeves: “Kiarën e kam parë më mirë me Butrintin…”

Iftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë DJ i njohur Adam Reeves. Me një karrierë prej një dekade, DJ Adam Reeves është shfaqur si një nga figurat më të shquara në skenën e muzikës elektronike në Shqipëri. Ai na ka treguar më shumë se si nisi rrugëtimi i tij në muzikë dhe jo vetëm…

Nga ana tjetër, artisti njihet dhe për miqësinë e tij me Butrint Imerin me të cilin ka pasur dhe bashkëpunime në karrierë, për të cilin shprehet kështu:

Me Butrintin kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Jemi miq e shokë shumë të mirë. Kemi dhe lidhje familjare me njëri-tjetrin. Ishte një eksperiencë shumë e bukur 2-vjeçare, por i kërkova që të bëja një shkëputje për të avancuar akoma me brendin tim Adam Reeves. Gjithmonë më mbështet.

Adam Reeves u bë gjithashtu kryefjalë e mediave para pak kohësh duke u përfolur se do të hynte si banor në “Big Brother VIP”. Një teori ka qenë se ai do të hynte për “t’i prishur punë Kiarës dhe Luizit”…

Është e vërtetë, unë pata marrë një ftesë për “Big Brother”. Por nuk ka qenë e vërtet një skenar i tillë. Butrinti ka qenë në një presion të madh për shkak të asaj me çfarë janë marrë portalet. Nuk do futesha për të bërë diçka në raportin Kiara-Luiz. Kiarën e kam parë më mirë me Butrintin. Kjo që ka tani me Luizin është një lidhje momentale dhe kam përshtypjen që është një lidhje interesash pas rihyrjes së Kiarës. Luizi i ka ndërtuar themelet në këtë spektakël. Mendoj se është një lidhje afatshkurtër. Lidhjet e “BB” nuk është se kanë rezistuar. Lidhja e Kiarës me Butrintin gjithmonë do të përflitet sepse vetë ajo ka shprehur se ka qenë një ndër përjetimet më të mira të saj.