Celebrities Showbiz

“Të çmendur në dashuri”, Rihanna dhe partneri i saj po planifikojnë të fejohen?!

Rihanna dhe partneri i saj, reperi A$AP Rocky janë përfolur shpesh në media për romancën e tyre të dashurisë. Së fundmi një burim i afërt konfirmoi për ‘Us Weekly’ se reperi ka shumë dëshirë që mes tyre të ketë diçka zyrtare si fejesë.

Këta të dy janë aq të çmendur në dashuri dhe është e vërtetë se ka shumë zhurmë në rrethin e tyre rreth një fejese të mundshme. Duke iu referuar sugjerimeve që Rocky ka, kjo mund të ndodhë së shpejti, por nuk ka presion dhe ajo që ka më shumë rëndësi për të dy ata është të vazhdojnë të ndërtojnë këtë gjë vërtet të bukur që kanë krijuar. Ata janë shumë të hapur me miqtë dhe është ndryshe nga çdo lidhje që ata kanë përjetuar ndonjëherë me dikë tjetër. Ata nuk kanë nevojë për një copë letër për të qenë të lumtur, por Rihanna është një romantike e vërtetë, miqtë, familja e saj e veçanërisht nëna e saj, kanë dëshirë ta shohin të martuar.

Rikujtojmë, se Rihanna dhe Rocky u lidhën së bashku në nëntor të vitit të kaluar. Ajo që bëri habi është se çifti ka planifikuar dhe të ardhmen, pasi reperi u shpreh se ka shumë dëshirë të bëhet baba dhe është në planet e tij.

Mendoj se do të jem një baba i mrekullueshëm, i jashtëzakonshëm.

Këtë muaj, Rihanna u shpall zyrtarisht një miliardere dhe muzikantja femër më e pasur në të gjithë botën. 33-vjeçarja ka grumbulluar një shumë prej plot 1.7 miliardë dollarësh.

Sipas raportimeve Rihanna tanimë renditet e dyta më e pasura në botën e “show-t” pas Oprah Winfrey e cila ka 2.7 miliardë dollarë. Aksionet e saj prej 270 milionë dollarësh në linjën e të brendshmeve “Savage X Fenty” dhe pasuria e krijuar nga 16 vite karrierë në muzikë përbëjnë atë që Rihanna ka në pronësi tanimë.