Celebrities

Princi Charles prek me rrëfimin pas vdekjes së babait të tij, Princit Philip!

Pak ditë më parë ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare pas një sëmundje të rëndë, Princi Philip, Duka i Edinburghut. Njoftimi u dha nga nga vet familja mbretërore në një postim në profilin zyrtar në rrjete sociale. Së fundmi, djali i tij Princ Charles ka folur së fundmi rreth vdekjes së babait të tij, Princ Philip.

Teksa ishte duke dhënë një mesazh drejtuar komunitetit mysliman në prag të finalizimit të muajit të Ramazanit, Charles zbuloi se ndihet i trishtuar nga vdekja e të atit.

Këtë vit të fundit unë e di që ka qenë thellësisht sfidues për të gjithë ne dhe unë jam vetëm shumë i vetëdijshëm për ndikimin e pandemisë në komunitetin mysliman, unë vetëm doja të përçoja urimet e mia të përzemërta për të gjithë dhe t’ju them thjesht se unë dhe gruaja ime po mendojmë për ty në këtë periudhë të veçantë të vitit. Këtë vit shumë familje, njësoj si e imja, do të kenë një karrige bosh në tavolinën e mbrëmjes. Mund të them se jam shumë i trishtuar për këtë situatë tragjike dhe ngushëllimet e mia shkojnë për të gjithë ata që kanë humbur njerëz të dashur.

Rikujtojmë, se Princ Harry udhëtoi për herë të parë që pas largimit me Meghan Markle drejt Pallatit Mbretëror për të qenë pranë familjes së tij në ceremoninë mortore për Princin Philip. Ndërkohë, Meghani nuk e shoqëroi pasi pretendohej se mjeku i kishte ndaluar asaj udhëtimet për shkak të shtatzënisë.

Por miqtë e saj thonë se ka dhe një tjetër arsye pas këtij vendimi. Miqtë e ish-aktores kanë treguar se ajo nuk dëshiron që jetë qendra e vëmendjes dhe ndaj ka vendosur të mos jetë e pranishme në ceremoni. Ndjenja e stilit klasik të Princit Philip ‘vendosi standardin’ për burrat britanikë.

Stili i ish-Duka-s së Edinburgut, i cili vdiq para disa ditësh në moshën 99-vjeçare ofroi një paraqitje të shkurtër të anës së tij personale. Sipas “DailyMail”, nga një kostum i qepur për një rast shtetëror, babai i 4 fëmijëve mbajti përherë një stil për sa i përket paraqitjes përmes veshjes së tij.