Celebrities Music

Projekti më i rëndësishëm i karrierës së tij, Capital T zbulon çfarë fshihet pas “Rrushe”

Rreth 1 muaj më parë reperi shumë i dashur i publikut, Capital T erdhi me një projet muzikor që u mirëprit nga publiku dhe menjëherë u bë pjesë e “The Top List“.

Bëhet fjalë për “Diego” që pas lançimit u komentua shumë për tekstin e tij dhe për faktin se kjo këngë duket si ‘diss’ për reperat e tjerë të industrisë së muzikës e gjithashtu edhe një dedikim për Adrola Dushin. Sa i përket modeles, prej kohësh tashmë aludohet se mes tyre ka diçka më shumë sesa një miqësi të ngushtë.

Por, le të përqendrohemi pak tek projekti më i fundit i Capital T që duket se është më e rëndësishmi i karrierës së tij deri tani. Vetë artisti ka konfirmuar se më 5 maj do të lançojë projektin muzikor të quajtur “Rrushe”, një këngë që ka një domethënie të veçantë.

Me anë të një postimi në Instagram, Capital T rrëfeu se kjo prurje i dedikohet Kosovës së tij të dashur. Për të kaluarën e shtetit fqinj dhe se si reperi e shikon të ardhmen e vendlindjes së tij. Por surpriza nuk mbaron me kaq! Capital T në bashkëpinim me “Gjirafa video” do të sjellin shumë shpejt një serial me të njejtin emër që nis transmetimin më datën 9 maj, pak ditë pas lançimit të këngës.