Celebrities Gossip Music Showbiz

Pse ka vendosur Noizy që të rregullojë marrëdhëniet dhe të qetësojë gjakrat së fundmi?!

Reperi i njohur Noizy ka qenë i ftuar ditën e sotme në “Wake Up”. Ai ka dhënë më shumë detaje jo vetëm për koncertin e ri që do të zhvillohet më 14 gusht në Sheshin Nënë Tereza, “ALPHA SHOW” por ka folur edhe në lidhje me konfliktin që ka ndodhur para 6 viteve me Ledion Liçon dhe pikëpyetjet e historisë. Një rikthim pas gjashtë vitesh në Top Media.

Cili është qëndrimi yt në lidhje me komentet fyese që njerëzit agresivë bëjnë në rrjetet sociale?

Faktikisht i kam lexuar shpesh herë por duhet të luftosh me veten tënde dhe ta vendosësh në zbatim që në momentin kur je me nerva të mos i kthesh përgjigje asnjërit. Unë duhet të luftoj që ta vë në praktikë këtë gjë sepse nuk është e lehtë. Ka të bëjë tipi. E di si është puna, unë nuk kam qejf kur me pret në besë dhe kjo është e gjithë gjëja dhe kur më del jashtë premtimit unë tjetërsohem dhe ndoshta nuk e di por kjo është ajo Alpha brenda meje.

Kohët e fundit ne kemi parë një Noizy që ka vendosur të rregullojë marrëdhëniet, gjithë ky pozitivitet dhe kjo ndjenja e mirë për të rregulluar disa ura të djegura, për këdo që pyet nga buron?

I kemi bërë edhe disa vite, unë gëzoj 35 vjet dhe nuk ka gjë më të mirë që kur e mbyll rrugëtimin tënd si nga ana artistike por edhe në jetë. Kur kemi mundësi pse mos të gëzojmë dashuri dhe mbështetje, sidomos nga njerëz që dikur kemi qenë okej. Është koha që të ecim përpara dhe kur e kemi në dorë që të bëjmë gjëra të mira pse jo. Preferoj dashurinë dhe respektin para urrrejtjes 100% gjatë gjithë ditës. Besoj që ka të bëjë dhe mosha.