Celebrities Gossip Showbiz

Pse Kate Middleton u ‘sulmua’ nga mbështetësit e Meghan Markle për fotot e saj?!

Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle nuk janë anëtarët e vetëm të familjes mbretërore britanike që kanë qenë në qendër të kritikave dhe propagandës së padrejtë. Kate Middleton është vënë në shënjestër edhe në internet nga ata që e mbështesin dhe adhurojnë Meghan Markle.

Princesha e Uellsit u ‘sulmua’ kohët e fundit kur një foto e saj e pretenduar si e edituar u përhap gjerësisht në platformat sociale.

Meghan ka folur shumë herë kundër abuzimit në internet që nga largimi i saj nga familja mbretërore, ndërsa Kate Middleton duhet të ndjekë rregullin e familjes mbretërore që thotë “never complain never explain” duke kufizuar përgjigjet dhe shpjegimet. Fansat mbretërorë thonë se është e papërshtatshme të sulmosh një person që nuk mund t’i përgjigjet publikisht çdo gjëje negative që përhapet në internet kundër saj.

Ndërsa Princi Harry dhe Meghan Markle kanë shmangur që të sulmojnë drejtpërdrejt Kate Middleton në paraqitjet e tyre në media, ata kanë shpjeguar se Princi dhe Princesha e Uellsit ishin gjithashtu përgjegjës për situatën që çoi në largimin e tyre nga Mbretëria e Bashkuar.