Bota Celebrities Gossip Showbiz

Princi Harry ka vendosur që të ndërpresë plotësisht çdo raport të tij me Pallatin Buckingham!

Ekspertët dhe fansat e familjes mbretërore kanë filluar të spekulojnë për “ndërprerjen e lidhjeve” të Princit Harry me familjen mbretërore, duke qenë se ai duket se nuk ka lënë më asnjë rrugë të hapur për t’u kthyer në shtëpi pra në Mbretërinë e Bashkuar, ka vendosur në një lloj mënyre pikat mbi ‘i’ në lidhje me këtë situatë. Këto akuza kundër Princit Harry dhe vendimeve të tij janë paraqitur nga eksperti mbretëror Matt Wilkinson.

Ai e nisi të gjithë bisedën duke thënë:

Ashtu si me faktin që William dhe Harry nuk u shfaqën së bashku gjatë ndarjes së çmimit të rëndësishëm Diana, Harry nuk mori pjesë në dasmën e mikut të tij më të afërt është një simbol që ai sapo ka ndërprerë komplet lidhjet me jetën e tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Për ata që nuk e dinë si ka nisur gjithçka, këto akuza kanë ardhur menjëherë pasi historiani mbretëror Gareth Russell u shpreh në bazë të mendimeve dhe opinioneve të tij për këtë çështje. Ai pritet të ketë thënë:

Ata nuk duket se kanë shumë interes të kthehen në moment, përveç nëse është një çështje për paraqitje ligjore – jo mbretërore – në gjykatë!

Kujtojmë gjithashtu se ata dhanë dorëheqjen si anëtarë të familjes mbretërore në 2020. Lëvizja e fundit është dorëzimi i çelësave të rezidencës Frogmore Cottagey.

Rezidenca mbretërore ishte baza çiftit në Angli, por mbreti Charles kërkoi që çifti të lironte pronën sa më shpejt të ishte e mundur. Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it iu dha përdorimi i vilës Frogmore me pesë dhoma gjumi nga mbretëresha Elisabeth si dhuratë martese në vitin 2018. Meghan dhe Harry mezi kanë jetuar në rezidencën mbretërore gjatë tri viteve të fundit, por duket se ajo nuk është më e tyre.