Celebrities Showbiz

Pse nuk ka pasur një raport të mirë vëlla-motër, mes Janet Jackson dhe Michael Jackson?!

Ndërkohë që Janet Jackson luftoi me problemet e imazhit të trupit të saj si fëmijë, ngacmimet nga vëllai i saj Michael nuk i ndihmuan gjërat por i përkeqësuan, të paktën këtë ka thënë vetë ajo në një dokumentar të ri. Janet  foli për marrëdhënien me trupin e saj dhe me vëllain e saj të ndjerë Michael në pjesën e dytë të dokumentarit të “Lifetime Janet”, i cili u transmetua gjatë fundjavës. Ajo ka thënë se kishte raste kur Michael e ngacmonte dhe e thërriste me epitete nga më të ndryshmet.

Pesë herë fituesja e Grammy tha se do ai e quante derr, kalë ose edhe lopë.

Nuk ishte aspak me qëllim të keq nga ana e tij. Vëllezërit ngacmojnë motrat, motrat ngacmojnë vëllezërit dhe ishte thjesht argëtuese dhe qesharake. Por, atëherë ishte diku brenda që të dhembte kur dikush të thoshte: “Ti je shumë e rëndë”, edhe nëse thuhej me dashuri, kjo ndikonte jo për mirë tek ty. 

Janet tha se problemet e imazhit të saj trupor u përkeqësuan me kalimin e viteve, veçanërisht pasi ajo u përfshi në sitcom-in “Good Times’.

Kam bërë “Good Times” dhe ky ishte fillimi i problemeve të mija me peshën dhe me mënyrën se si e shikoja veten. Unë po zhvillohesha në një moshë shumë të re.  Unë stresohesha në lidhje me gjithçka. 

Në një intervistë të vitit 2018, Janet tha se presionet e industrisë së muzikës luajtën gjithashtu një rol në luftën e saj për peshën.

Theksojmë se tani e vërteta është zbuluar dhe Janet Jackson është gati që të ecë përpara. Pas publikimit të dokumentarit të saj me dy pjesë “Lifetime Janet” ku këngëtarja, 55 vjeçe, i shtroi të gjitha në tryezë pra i bëri të gjitha të ditura, një burim bëri me dije për PEOPLE ekskluzivisht se ajo po shpreson t’i japë fund disa gjërave.

Edhe pse Janet ka qenë gjithmonë një person tepër privat, ajo ka dashur të nxjerrë në shesh historinë e saj për shumë kohë. Ajo donte që e vërteta të dilte në shesh për një sërë çështjesh. Ajo është e lumtur për këtë serial ku diskuton jetën dhe karrierën e saj.